Deri në 90% e rasteve të fundit janë me variantin Delta – Vitia: Vaksinohuni se kërcënimi është serioz

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për medie, tha se arma e vetme për ta luftuar Covid-19 është marrja e vaksinës, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se nuk ka asnjë arsye të vetme për tu mos u vaksinuar, duke shtuar se jemi shumë larg përfundimit të pandemisë pasi që hezitimi për vaksinim do të përkeqëson situatën.

Vitia ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen sa më shpejtë sepse përhapja e Delta është kërcënim serioz.

Ai nuk ka lënë anash edhe mësimdhënësit duke kërkuar që sa më shpejtë të vaksinohet para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Pas një periudhe të konsiderueshme kohore, pa raste të vdekjeve të dhënat nga IKSHPK na tregojnë se kemi një rritje të numrit të rasteve krahas numrit të testimeve. Në ditën e kaluar nga 2443 testime të kryera nga IKSHPk rezultoi se kemi pasur 72 raste pozitive. Kjo si pasojë e përhapjes me shpejtë të variantit Delta. OBSh po tërheq vëmendjen se kur Delta është dominues duhet të forcuar përpjekjet për të parandaluar transmetimin i cili si pasojë do të mbushte spitalet”.

“Duke qenë kështu ne duhet të veprojmë instrumentet që i kemi , nga ana jonë jemi kujdesur që gjatë këtyre muajve të ndërmarrim të gjitha masat që vala e re të na gjejë të përgatitur për shumicën e barnave aktivitetet e prokurimit janë në fazën finale. Janë duke u bërë investime në pjesë problematike infrastrukturore. Planet operacionale siç është ai i vaksinimit në masë është i aprovuar. Arma jonë e vetme kundër Covid-19 është vetëm vaksinimi duke mbajtur masat e tjera në fuqi”.

“Jemi ende në fillim të rrugës së gjatë për ta arritur vaksinimin prej 60% të popullatës përndryshe shumica mund të rrezikojnë të përfundojnë në spitale”, tha Vitia.

“Marrja e dy dozave e ulë ndjeshëm rrezikun dhe ky është shansi jonë. Kemi shumë komuna ku ka hezitim të madh për tu vaksinuar dhe kjo duhet të ndërrojë”.

Ndërsa për 10 personat që kanë marr dy dozat e vaksinës dhe janë të shtruar në spital, Vitia tha se gjendja e tyre është stabile.

“Askush më mirë se profesor Salih Ahmeti nuk mund të jep deklarata të tilla dhe është një grup i specialistëve të cilët janë kontakt me ju gazetarë për të dhënë deklarata. Gjendja e atyre që janë vaksinuar është stabile dhe jo dosmosdoshëmrishtë marrja e dy vaksinave do të mbrojë nga infeksioni. Një pjesë e madhe e vaksinave është dhënë atyre që ju skadon afati me 31 korrik janë dhënë të gjitha dhe ato me 31 gusht janë në proces të dhënies”.

Ndërsa shefi i Mikrobiologjisë në IKShPK Xhevat Jakupi, tha se javën e ardhshme do të dërgohen 100 mostra jashtë vendit.

Ai më tej ka sqaruar se 80% deri në 90% të rasteve janë të variantit Delta, raporton EO.

“Të dhënat e fundit tregojnë se 80% deri në 90% të rasteve janë të variantit Delta. Varianti Delta përhapet më shpejtë dhe nënkupton që do të prek më shumë njerëz. Është e domosdoshme që gjithë njerëzit që nuk janë vaksinuar të vaksinohen sa më parë”.

“Ne kemi planifikuar që nga e hëna të dërgojmë 100 mostra jashtë vendit, por fatkeqësisht kompania përgjegjëse nuk po ka kapacitet dhe njohuri profesionale dhe jemi në diskutim për gjetjen e një kompanie tjetër”.

Të ngjashme