Derisa zyrtari amerikan viziton Tajvanin, Kina zhvillon manovra ushtarake

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Kina njoftoi manovra ushtarake pranë Ngushticës së Tajvanit, ndërsa një zyrtar i lartë amerikan vizitoi Tajpein, pavarësisht kërcënimeve nga Pekini.

”Manovrat janë të nevojshme për të adresuar situatën aktuale në Ngushticën e Tajvanit dhe do të ndihmojë trupat e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit të mbrojnë unitetin kombëtar dhe sovranitetin territorial”, theksoi koloneli kinez Zhang Chunhui.

Kina pretendon qeverisjen e Tajvanit si një nga provincat e saj dhe ndalon vendet e tjera të mbajnë lidhje zyrtare me Tajpein.

Sidoqoftë, i dërguari i lartë i SHBA Keith Krach mbërriti në Tajvan për të marrë pjesë në një shërbim përkujtimor për ish-presidentin Lee Teng-hui.

Udhëtimi Krach është i dyti në Tajvan i një zyrtari të lartë amerikan në dy muaj, pasi sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar u bë zyrtari i rangut më të lartë amerikan që viziton Tajvanin që nga viti 1979.

“Kina kundërshton me forcë çdo formë të lidhjeve zyrtare SHBA-Tajvan”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.18 shtator 2020, 15:32.

Të ngjashme