Dëshmia e 18-vjeçares që denoncoi të atin: ‘Kërkonte të kryenim marrëdhënie, është monstër’

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Pas historisë tronditëse të vajzës së abuzuar seksualisht nga daja e saj, një tjetër vajzë ka rënë viktimë e abuzimit brenda familjes. 

Një 37-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme nga autoritetet pasi ngacmonte seksualisht të bijën 18-vjeçare.

Babai abuzues është denoncuar nga vetë e bija, e cila nuk ka ngurruar të japë edhe dëshminë e saj gjatë marrjes në pyetje. 

18-vjeçarja është shprehur se i ati i saj prej shumë kohësh dhunonte bashkëshorten, ndërsa të bijës i ka kërkuar të kryenin marrëdhënie.

“Prej kohësh prindërit nuk shkonin me njëri-tjetrin. Grindeshin shpesh dhe babai ushtronte dhune ndaj mamit. Ne jetojmë në Korçë me gjyshen. Ai pinte gjithmonë dhe ishte i dhunshëm. Disa herë më kërkonte të kryenim marrëdhënie. Kur isha më e vogël dhe nuk i kuptoja disa gjëra. Vendosa ta denoncoj sepse me ka nxirë jetën. E regjistrova me telefon dhe dëgjohet qartë çfarë kërkon. Ai është monstër!”-është shprehur vajza.

Sipas Abc News, 37-vjeçari është njohur gjithnjë si njeri problematik dhe përdorues i lëndëve narkotike.

ABC News, të njëjtat burime thonë se babai i saj është person problematik,  përdorues i lëndëve narkotike dhe madje ka qenë i arrestuar për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë.

Të ngjashme