Dështim pas dështimi… Krejt dhe drejt!

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 18:13 | Nga Besian Mustafa

Reduktimet e energjisë elektrike tash po bëhen me e pa plan. Kur po munden.

Plani 10 Pikësh i LDK-së thanë që s’bën. A kanë plan të tyre? Jo, siç po shihet, ose s’po shihet fare se po jetojmë në terr.

Nafta sot 1,80 euro për litër.

Edhe këtu thanë që propozimet e LDK-së nuk bëjnë. A kanë këta plan? Jo, se naftën e kanë pa pare, as nuk e dijnë sa kushton.

Vaji për gatim 3,49 euro për litër. Çdo produkt ushqimor çdo ditë e më shtrenjtë. As këtu s’kanë plan e as zgjidhje. Veq rrudhin krahët.

Arsimtarëve u kanë shpallë luftë. Nesër 1 shtatori, pak gjasa që fillon mësimi.

Investime kapitale s’kanë realizuar as 10%.

Sektorit publik nuk ua rrisin pagat.

Sektori privat ka mbetë pa punëtorë, rinia iku.

Dështim pas dështimi pas dështimi pas dështimi… krejt dhe drejt.

Të ngjashme