Biletat për ndeshjen e 17 nëntorit ndërmjet Kosovës dhe Anglisë ishte paraparë që të dilnin në shitje sot nga ora 16:00.
Por, kjo nuk ka ndodhur pasi uebfaqja e kompanisë që ka marrë përsipër “të lehtësojë” shitjen e biletave online “tiks.app” ka rënë nga sistemi, shkruan Ekonomia Online.
Tiks.app ka kërkuar mirëkuptim, duke u arsyetuar me “ngarkesën e madhe”. Nëpërmes një njoftimi në Facebook, kjo kompani ka thënë se faqja “shumë shpejt do të jetë sërish aktive”, por kjo nuk ka ndodhur as pas 45 minutash.
Kosova do të zhvillojë dy ndeshjet më të rëndësishme dhe vendimtare për kualifikim në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.
“Dardanët” më 14 nëntor luajnë në udhëtim te Republika e Çekisë, kurse më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” e presin Anglinë.