Ekonomia Online
FUNDIT

Dështon seanca, Gjilani pa buxhet të miratuar

Dështon seanca, Gjilani pa buxhet të miratuar

Në Gjilan që disa herë me radhë pushteti po tenton ta votojë buxhetin, por pa sukses. Një përpjekje ka ndodhur edhe sot, e do të ndodhë edhe nesër me mëngjes. Kjo situatë ka rrezik që ta fusë komunën në krizë nëse buxheti nuk miratohet deri më 1 mars, ngase atëherë asnjë pagesë nuk do të […]

Në Gjilan që disa herë me radhë pushteti po tenton ta votojë buxhetin, por pa sukses. Një përpjekje ka ndodhur edhe sot, e do të ndodhë edhe nesër me mëngjes.

Kjo situatë ka rrezik që ta fusë komunën në krizë nëse buxheti nuk miratohet deri më 1 mars, ngase atëherë asnjë pagesë nuk do të mund të bëhet.

Edhe seanca e sotëm urgjente, e ftuar për të rishikuar mundësinë e votimit të buxhetit për Komunën e Gjilanit, nga asamblistët e kësaj Komune, nuk u mbajt në mungesë të kuorumit.

Ndërsa kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, thotë se si ekzekutiv e ka të drejtën ta propozojë buxhetin të cilin legjislativi i Gjilanit mund ta modifikojë.

Të ngjashme