Detaje nga aksioni i Policisë në Prizren ku u prangosen 13 persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës mbrëmë zhvilloi një aksion masiv në qendër të Prizrenit, me ç’rast arrestoi 13 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në një lokal, ku 12 prej tyre ishin shqiptarë dhe një boshnjak, njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.

Policia ka sekuestuar katër shtëpiza kompjuteri, 1 laptop, 1 printer të tiketave, si dhe disa kupona të basteve.

Lokali sipas sinjalizuesve është mbyllur ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme