Detaje nga vdekja e 4-vjeçares në Prishtinë, rrëfehen fqinjët

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 12:55 | Nga

Mëngjesin e sotëm një ndërtesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës. Zjarri erdhi pasi ishte e ndezur një nxemje elektrike dhe si pasojë e saj humbi jetën një vajzë 4-vjeçare me inicialet I.S, shtetase e Shqipërisë, që gjendej e vetmuar brenda.

Ekipi i “Indeksonline” ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të mësuar të rejat e kësaj ngjarje të rëndë. Disa nga komshinjtë, në kushte anonimiteti, kanë treguar gjithë situatën e krijuar. Banorët kanë treguar se gruaja në fjalë është nga Shqipëria dhe e njëjta merrej me muzikë nëpër kafene.

Sipas tyre, ajo çdo natë e linte të vetëm fëmijën e saj.

“Kjo që ka ndodhë është vërtet e tmerrshme, ka pasur flakë e tym, plot thonë se e ka lënë fëmijën vetë aty. Gruaja që ka banuar në banesë ka qenë e Shqipërisë, qiraxhi qe një muaj, dy. Fëmija ka vdekur në orën 5 e gjysmë të mëngjesit siç edhe kanë lajmëruar. Në këtë kohë unë jam dalë dhe i pashë aty, hyna meniherë brenda se nuk munda t’i shohë, vërtet tmerr, mandej erdhën policia e zjarrfikësit që reaguan se kjo ka pasur kohë që të djeget. Unë i njoftova të gjithë kojshitë përreth, televizion i shkrirë e të gjitha kanë qenë të shkatërruara.

Unë them se kjo e ka lënë fëmijën fjetë dhe me siguri nxemjen dhezur, gruaja ka ardhur në mëngjes e ka çel derën, tymi ka dalë ndihma e shpejtë ka ardhur me vonesë. Një herë e kam parë punon nëpër lokale të natës, është këngëtare”, ka thënë banorja e një banese të kësaj ndërtese.

Në anën tjetër, një banor tjetër që ka qenë që disa vite në këtë ndërtesë ka treguar historinë e gruas dhe fëmijës për rastin në fjalë. Ai thotë se është i gatshëm që të dëshmojë para Prokurorisë që fëmija ka dalë jashtë banese pa shenja jete. Sipas tij, të gjithë banorët përreth tyre nuk kanë shumë njohuri për ta pasi që janë të rinj në banim aty.

“Unë e kam parë që u kanë e vdekur, jeta e kësaj u ardhë që një muaj këtu, është këngëtare për faqe të zeza. Unë jam që 40 vite në këtë ndërtesë prej 80-ës si e kom ni erën e zhurmën jam zgjuar se edhe vetë i kam katër djem, para disa ditëve kam dëgjuar që fëmija ka qajtur ku disa banorë më kanë treguar se gruaja në fjalë po e lenë fëmijën vet në banesë, pra fëmijën 4 vjeçar. Unë jam i gatshëm të i dha dëshmi prokurorit që fëmija u dalë pa shenja jete prej banese, është i vdekur brenda e kanë kallë a qa kanë bë s’më intereson, a e kanë ngulfatur, djali im e ka nxjerrur nga tymi por paska qenë vonë. Kjo situatë është bërë me qëllim, është gjynah për keqardhje se çka ka ndodhë”, ka thënë ndër të tjerash një banorë tjetër i kësaj ndërtese.

Lidhur me këtë rast, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë një fëmijë përkundër përpjekjeve të stafit mjekësorë të klinikës emergjente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme