Dhuna ndaj deputetit Sllobodan Petroviq dhe ndal fjalës së lirë duhet të dënohet sipas ligjit

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Nuk është hera e parë që deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Liberale Serbe , Sllobodan Petroviq sulmohet fizikisht, ndalet nga sigurimi i Serbisë apo i nënshtrohet linçimit publik ai, familja e tij si dhe bashkëpartiakët dhe bashkëmendimtarët e që aktiviteti i tyre nuk është në frekuenca të njejta me politikën e Serbisë në Kosovë që zbatohet përmes Listës Serbe. Deputeti Sllobodan Petroviq është deputet i Kuvendit të Kosovës, shtetas i Kosovës i cili ka përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e qytetarëve serbë të Kosovës e që nuk pajtohen me politikën aktuale të Serbisë në Kosovë.

Kohë më parë ishte ndalur për orë të tëra në kufirin Kosovë – Serbi në Merdare nga Shërbimi Intelegjent i Serbisë dhe ishte liruar vetëm pasi ishte marrë në pyetje për zhvillimet aktuale në Kosovë, për FSK-në dhe qëndrimin e tij dhe subjektit që e drejton përballë këtyre zhvillimeve!

Gjithashtu, kohë më parë partia që drejtohet nga z. Petroviq mori një ministri që udhëhiqej  nga Lista Serbe dhe për këtë veprim u gjykua ashpër nga politikanët e Serbisë dhe Lista Serbe që e shpallën tradhëtar prandaj ky sulm fizik është rezultat dhe pasojë e një linçimi meidal, publik dhe politik ndaj z. Petroviq nga ata që e kanë monopolizuar me kërcënime dhe shantazh të drejtën e qytetarëve serbë të Kosovës të shprehen lirisht, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre apo të zgjidhen vet.

Liria e shprehjes dhe liria e fjalës janë të garantuara në Kosovë me Kushtetutën e Kosovës dhe kjo liri është e pakushtëzuar nga përkatësia etnike, besimi fetar, bindjeve politike apo statusi në shoqëri.

Sulmi në vazhdimësi ndaj z. Petroviq dhe qytetarëve serbë të Kosovës për shkak të mosbindjes dhe mosdëgjueshmërisë ndaj Beogradit zyrtar është mohim i lirisë së fjalës, të drejtës për organizim politik, të drejtës për përfaqësim për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në përputhje me vullnetin andaj KMDLNj e gjykon ashpër këtë dhe sulmet e ngjashme duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse në Kosovë t’i bëjnë hetimet e shpejta dhe përgjegjësit eventual, nëse iu dëshmohet fajësia, të përballen me ligjin dhe ta marrin dënimin sipas ligjit.

Është koha e fundit që të veprojë ligji ndaj atyre që kërcënimin, shantazhin, linçimin publik dhe dhunën fizike e përdorin për ngulfatje të fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes dhe rasti Petroviq është rast eklantant i shkeljes së këtyre të drejtave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme