Dhunë fizike mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Sërish tensione dhe shtyje mes policisë dhe aktivistëve të mbrojtjes së teatrit dhe përfaqësuesve politikë nga opozita.

Protestuesit me thirrjet ‘poshtë diktatura, poshtë Edi Rama, liri demokraci’ para godinës së ministrisë së Brendshme, ku është vendosur kordoni metalik.

Qytetarët kanë çarë gardhin metalik dhe është ushtruar dhunë fizike mes policisë dhe qytetarëve. Kjo situatë ka ndodhur fill pas shoqërimit të dy ishte deputetëve të LSI, Floida kërpaçi dhe Endrit Brahimllari.

Ndërkohë që një grua ka rënë përtokë për arsye ende të panjohura, ndërsa po ndihmohej nga dy efektive që të ngrihej./gazetashqip

Të ngjashme