Dhunë në një familje në Podujevë: Llapjani rrah gruan e tij, përfundojnë në Polici

Prishtinë | 15 Shk 2023 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Në Polici kanë përfunduar mbrëmë edhe një çift nga fshati Lluzhan i komunës së Podujevës, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar 27-vjeçarja, e cila ka deklaruar se i shoqi pas një konflikti verbal ka eskaluar në dhunë fizike, duke e goditur me shuplakë.

Ajo ka refuzuar që të marrë tretman mjekësor, pasi që ka thënë se nuk ka nevojë, mirëpo është larguar për në shtëpinë e prindërve të saj.

Ndërkohë i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku para hetuesve e ka pranuar se ka pasur mosmarrëveshje me bashkëshorten, por mohon ta ketë sulmuar fizikisht atë.

Me urdhër të prokurorit, 33-vjeçari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Të ngjashme