Dhunë në protestat në Minneapolis rreth vdekjes së afro-amerikanit të ndaluar nga policia

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit janë përplasur me policinë në Minneapolis, e cila e ka përdorur lotsjellësin të enjten, për të dytën natë rresht, në një shpërthim mllefi rreth vdekjes së afro-amerikani i cili u arrestua dhe u pa në video duke u mbajtur në pozitë shumë të vështirë nga një polic, që ia kishte vënë gjurin në qafë.

Në video, afro-amerikani shihet është parë duke rënkuar dhe duke i thënë vazhdimisht “nuk mund të marr frymë” policit, raporton Reuters.

Dita e dytë e demonstratave, shoqëruar me dhunë dhe vandalizëm, ka nisur disa orë pasi që kryebashkiaku i Minneapolisit, Jacob Frey ka nxitur prokurorët që të ngrejnë aktakuzë kundër policit, që e kishte mbajtur të mbërthyer përtoke afro-amerikanin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme