Dhunohet një femër në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti kishte dhunuar një femër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke e sulmuar fizikisht e ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme