Kryetari i Komunës së Rahovecit Bali Muharremaj, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur për zjarrëvënie në disa zona të kësaj komune, shkruan EkonomiaOnline.
Sipas Kryetarit të Rahovecit këto zjarrëvënie të shkaktura janë të qëllimshme.
“Kemi informacione se në disa zona të Komunës së Suharekës ka zjarrvënie të qëllimshme, ku me këtë rast po shkaktohen dëme të mëdha”
Muharremaj ka bërë apel tek Policia, Zjarrëfikësit, Pylltarët dhe Insitucionet tjera të kenë kujdes dhe ta zbatojnë ligjin.
“I apeloj Komandantit të Policisë, zjarrëfikësve, pylltarëve dhe institucioneve të tjera, që të kenë kujdes dhe të jenë syqelë ndaj dëmtuesve duke qenë vigjilent në zbatimin e ligjit”
“Është e rëndësishme që edhe qytetarët ti njoftojnë organet përkatëse, duke i denoncuar të gjithë shkelësit para ligjit”
“Ambienti është jetik dhe ne duhet ta ruajmë atë”, ka përfunduar Muharremaj, shkruan EkonomiaOnline.