Digjen edhe dy vetura në Prishtinë

Prishtinë | 06 Nën 2016 | 12:02 | Nga

Policia njofton se në rrethana të panjohura janë djegur dy vetura civile. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

“Bregu i Diellit -Prishtinë 04.11.2016:23:00. Raportohet se në rrethana ende të panjohura nga zjarri janë djegur dy vetura civile. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vend –ngjarje për të kryer veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Express

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme