Digjet gjatë natës makina, policia nis hetimet

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në qytetin e Durrësit rreth orës 02:45. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar, ndërsa automjeti i përfshirë nga flakët është djegur plotsisht.

Makina e djegur tip ‘Mercedez Benz’ me targa DR 8526 E, është në pronësi të 57-vjeçarit, Tosun Qelasi. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e e zjarrit por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme