Digjet një banesë në Gjilan

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 09:07 | Nga

Një banesë është djegur në Gjilan të mërkurën në mbrëmje, por nuk ka pasur viktima në njerëz.

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit njofton se një zjarr i fuqishëm kishte shpërthyer në banesën në rrugën “Esat Berisha”, transmeton Koha.net.

Nga hetimet e para të policisë, bëhet e ditur se zjarri ka shpërthyer në katin e pestë të një blloku banesash.

“Njësitet reaguese kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë arrite ta lokalizoj zjarrin. Po ashtu është bërë evakuimi i qytetarëve . Në banës në momentin kur ka ndodhë rasti, s`ka qenë askush. Është intervistuar pronarja e banesës shqiptare shtetase e Kosovës, fatmirësisht askush nuk është lënduar, gjersa dëmet llogariten të jenë të konsiderueshme”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme