Digjet një shkollë në Ferizaj, pamje nga vendi i ngjarjes

Prishtinë | 14 Mar 2023 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Një shkollë e vjetër në Ferizaj është kapluar nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pamjet janë publikuar nga mediat lokale, e ku shihet zjarri i madh që ka përfshirë këtë objekt.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se kjo shkollë nuk është funksionale dhe se aty menjëherë kanë dalë zjarrfikësit pasi është lokalizuar zjarri.

“Sot rreth orës 04:25 është raportu një incident zjarri në një shkollë që nuk është funksionale, rruga “Ramadan Rexhepi”, policia e zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar”, kanë thënë nga Policia.

Ndërkohë siç raportohet dje kanë filluar punimet për restaurim dhe kjo nuk është hera e parë që digjet ky objekt.

Të ngjashme