Një person nga fshati Kobajë e Prizrenit ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij.
Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.