Diploma e UBT-së e njohur ndërkombëtarisht, hap rrugë për punësim në kompani prestigjioze jashtë vendit

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Ish-studenti i UBT-së në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Ermal Krasniqi, është punësuar në kompaninë Heggelund og Koxvold në Oslo, në cilësinë e arkitektit.

Ai aktualisht po i përgatit skicimet e projekteve deri tek planet zbatuese dhe dorëzimet finale.

Ermali potencoi se është inspiruar nga suksesi i shumë studentëve të UBT-së, falë përgatitjes së tyre profesionale që e kanë fituar në këtë institucion.

“Përshtypjet e mia për UBT-në janë shumë pozitive me që suksesi është i dukshëm jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë kufijve”, theksoi ai.

UBT po përgatit kuadro profesionale për tregun e punës, ku çdo vit dalin qindra studentë të diplomuar dhe mbi 90% të tyre gjejnë vende punë si arkitektë në Kosovë dhe jashtë.

Të ngjashme