Qeverinë e ardhshme LVV nuk duhet me i drejtu ministritë e Ekonomisë dhe Diplomacisë. Në fakt, nëse dëshiron e fiton mjaft vota mundet, por nuk është mirë. Kjo çka ka ndodhë këtë mandat me diplomaci dhe ekonomi nuk është e mirë për askënd, as për vet Albin Kurtin dhe partinë e tij. Po futemi në nivelin skandaloz kohë e fundit ku minstrat jashtë çdo standardi dhe parimi po abuzojnë me të dhënat dhe po shtrembërojnë e deformojnë realitetin.
Ky tentim mashtrimi i ministrës së jashtme sot rreth inflacionit, Eurostatit dhe cmimeve është një ndër momentet më të ulëta që kam pa ndonjëherë nga një qeveri e ‘transformimeve’, e këto punë i përcjelli nga afër prej ditës së parë që Kosova ka pas qeveri.
Në Gjermani apo SHBA me dalë ministrat me mashtru në këtë mënyrë publikisht, jo vetëm që do të shkarkohet, por mund të bie edhe qeveria. KM e shof me faj gjithashtu që nuk i ka ndëru disa ministra me kohë, kur të gjithë me fakte e kemi kuptu që nuk kanë as shakthësitë minimale dhe performanca e tyre ka qenë shumë e dobët. Sot, pasojat dhe cmimin nuk po e paguan vetëm Kurti por edhe Kosova. Sidomos me diplomaci, mesiguri do të na duhen vite dhe dekada me i rikuperuar dëmet e viteve të fundit.
E ky mashtrim propagandues nga ministrja e jashtme po behët në një moment kur Kosova duket e izoluar dhe nën masa kryesisht për shkak të drejtimit të gabuar dhe performancës shumë të dobët në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci nga niveli më i lartë në ministri. Dmth punët aq mirë i kemi me marrëdhënie me jashtë, saqë ministrja lëshohet në fushat e ekonomisë dhe inflacionit që shkatërrojë fuqinë blerëse të qytetarëve dhe familjeve të cilat janë të stresuara nga presioni financiar i çmimeve të jetës.
Kështu, diplimacia dhe ekonomia po kthehen në armiqët më të fuqishëm të brendshëm të Kurtit dhe qeverisë. Këto dy sektorë mesiguri do të kontriboujnë në tkurrjen e përkrahjes për LVV në zgjedhjet e 9 shkurtit. Pa miq dhe me fatura të larta, i minon dhe zbehë edhe rezultatet që qeveria ka arritur në fushat tjera.
Ka edhe dikastere dhe sektorë ku Qeveria ka arritë suksese. Në Energji dhe Sport e Kulturë kanë bërë punë të mira, ministra të përgatiturë mirë. Edhe në shtrirjen e ligjshmërisë në veri qeveria ka bë punë të mirë. Por me ekonomi ka qenë skandaloze.
Në mungesë të rezultateve ministrat e qeveria është lëshu në propagandë të ulët që nuk i bënë nderë kjo as Albinit as LVV e askujt. Tash situata ka eskalu saqë ministrja e jashtme na poston mashtrime e abuzime me institucionet sikur Eurostat vetëm më ‘justrifiku’ performancën e keqe.
Nuk merren parasyesh gjendja e familjeve dhe qytetarëve por paraqitet gjendja ekonomike më e mirë se në Gjermani apo Eurozonë. Kjo është e vështirë për qytetarin dhe familjet kosovare të cilët po ballafaqohen me fatura shumë të larta tek arkat e marketeve dhe mexi po i dalin në fund muajit. Në situata si kjo, qeveritë janë ndëshkruar në zgjedhje. Kur qytetarët preken në xhep dhe në Amerikë, kjo nuk shkon mirë për qeverinë në zgjedhje.