Disa talibanë “të interesuar” për paqe me afganët

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 09:21 | Nga

Komandanti i ushtrisë amerikane në Afganistan, John Nicholson, tha se disa elemente të talibanëve po tregojnë se ata kanë interesim për bisedimet për paqe.

“Një numër i kanaleve të dialogut është hapur mes aktorëve të ndryshëm në procesin e paqes”, tha Nicholson.

Ai tha se nuk mund të japë emrat e talibanëve specifikë, sepse kontaktet po bëhen në mënyrë konfidenciale, me qëllim avancimin e bisedimeve për paqe.

“Ju mund të shihni udhëheqës talibanë të nivelit të lartë, të nivelit të mesëm që po angazhohen me afganët”, tha Nicholson, për të shtuar se edhe brenda lëvizjes talibane po zhvillohet një “dialog i fuqishëm” për përfundimin e luftës.

Lufta në Afganistan zgjat që 17 vjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme