Disa të dhëna dhe karakteristika rreth Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Deri me datë 8 prill 2020 për SARS-Cov-2 në Kosovë janë testuar 2570 persona.

• Pozitivë kanë rezultuar 224 raste (35 prej tyre nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok)
• Të vdekur: 6 persona
• Të shëruar: 37
• Raste aktive 181
• Shkalla e vdekshmërisë: 2.6%
• Të kontaktuar dhe nën mbikëqyrje 3882 raste.
• Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç.
• Kategoria që ka pasur më së shumti nevojë për trajtim spitalor janë grupmosha mbi 70 vjeçare.
• Meshkujt janë më shumë të prekur se sa femrat: 54% kundrejt 46%.
• Komuna më e prekur: Malisheva me 66 raste.
• Në tre ditët e fundit ka pasur tendencë të një rritjeje më te theskuar të rasteve pozitive.
• Me këto shifra, Kosova është brenda skenarit të mesëm epidemiologjik për Covid-19

(Të dhënat janë nxjerrë duke analizuar të dhënat nga IKSHPK dhe Klinika Infektive; Përpunoi: F. Hoti)

Të ngjashme