Diskutohet sot për sistemin Gjyqësor dhe Ligjin e ri për Falimentim

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 08:35 | Nga

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon tryezë mbi “Sistemin Gjyqësor dhe Ligjin e ri për Falimentim”.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha si dhe Mike De La Rosa,U.D. i Shefit të Misionit të USAID në Kosovë, janë të ftuar së bashku me panelin e përbërë nga Nehat Idrizi, Kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Hamdi Ibrahimi, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Chris Thompson, Drejtor i Programit të USAID për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial, si dhe  Anjezë Gojani, Sekretar i Përgjithshëm i Qendrës së Arbitrazhit në Odën Ekonomike Amerikane.

Tryeza do të përqëndrohet në gjendjen aktuale të gjyqësorit në Kosovë dhe zbatueshmërinë e kontratave, përfshirë cilësinë e vendimeve, përgatitjen e gjyqtarëve në çështjet komerciale, si dhe kohëzgjatjen e procedurës gjyqësore.

Për më tepër, kjo tryezë ka për qëllim të prezantoj një pasqyrë të Ligjit të ri për Falimentimin dhe ndikimet e tij në funksionomin e aktiviteteve afariste në ekonominë e tregut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme