Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, i kushtohet orë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Dita e dytë kushtuar Epopesë së UÇK-së, nis me orën mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës, e cila i dedikohet “Epopesë”.

E nga ora 10:00, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Homazhe janë paraparë edhe nga të gjitha komunat e në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve.

Kurse, Pasdite, nga ora 17:00, në Prishtinë, është paraparë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

Të ngjashme