Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në orët e paraditës së enjte ka arritur pwrswri në shtëpinë e tij në lagjen “Velania” të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Kjo është dita e dytë e vizitës së tij në Kosovë.
Vizita në Kosovë, atij i është mundësuar nga Gjykata Speciale për arsye të forta humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të gruas së tij.
Edhe në ditën e dytë, ai është sjellë nga automjetet e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.
Ndërsa, prezentë aty janë edhe Policia e Kosovës.
Derisa, nën masa të rrepta sigurie është përcjellë nga objekti i EULEX-it në Fushë Kosovë, deri te shtëpia e tij në lagjen “Velania”.
Krasniqi i ishte lejuar vizita në familje për arsye të forta humanitare për shkak të gjendjes shëndetësore të gruas së tij.

