Dita e fundit e afatit kalimtar: Ku do të përfundojë Rashica?

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen, por i ka më pak se 24 orë për të arritur marrëveshje me çfarëdo klubi.

Për përfaqësuesin e Kosovës, Milot Rashica, është përfolur vazhdimisht se do t’i bashkohet Aston Villës këtë verë, por klubi nga Premierliga nuk kishte qenë në gjendje të arrijë marrëveshje për deri dhe ka hequr dorë nga ai përfundimisht.

Këtë e konfirmoi trajneri i Villës, Dean Smith, pas fitores madhështore 7:2 kundër Liverpoolit të dielën në Premierligë.

I pyeur nëse Villa është në garë për Rashicën, Smith tha: “Jo, vërtet jo”.

Por në orët në vazhdim Rashica mund të përfundojë në Bayer Leverkusen apo Wolfsburg, sipas Weser Kurier, gazetës gjermane.

Kjo ka qenë një verë tërbuese për 24-vjeçarin, pasi largimi i tij drejt një klubi i cili merr pjesë në Ligën e Kampionëve nuk u realizuar në kohë.

RB Leipzig, me të cilin ai kishte arritur marrëveshje në prill, nuk pranoi t’ia pagojë 20 milionë Werderit për shërbimet e tij, prandaj edhe marrëveshja dështoi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme