Në kuadër të Manifestimi Qendror për Diasporën janë mbajtur homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Ekonomia Online.
Homazhe kanë bërë përfaqësues të OVL-UCK-së dhe përfaqësues nga Ministria e Diasporës.
Pjesë e homazheve ishte edhe zv. Ministri i Diasporës, Faruk Nura dhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku.
Pas homazheve, do të mbahet Manifestimi Qendror për Diasporën në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj.
Në këtë manifestim pritet të flasin, Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi; Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko; Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, raporton EO.
Ky organizim u mundësua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.