“Ditët e Diasporës” dhe “Elita 5” mbushin sheshin në Vushtrri

Vushtrri | 27 Kor 2023 | 21:33 | Nga Hanmie Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, i cili nisi më 24 korrik, është përmbyllur të enjten në mbrëmje, me një koncert të madh nga grupi legjendar “Elita 5”.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në një fjalë të shkurtër ka falënderuar bashkëatdhetarët, sidomos të rinjtë, të cilët e kishin mbushur Sheshin “Adem Jashari”.

“Ju jeni vuajtja dhe sakrifica e Kosovës. E dashur rini e Vushtrrisë, nuk do t’ju marrë shumë kohë, por dua që me këtë rast të gjithë juve të ju falënderoj që e keni mbushur sheshin për të ardhur në natën e katërt të festivalit ‘Ditët e Diasporës’, të cilin e kemi organizuar enkas për bashkatdhetarët tanë:, tha Idrizi, raporton Ekonomia Online.

“E filluam natën e parë me ansamblin e këngëve dhe valleve ‘Hasan Prishtina’ të Vushtrrisë; e vazhduam mbrëmjen e dytë me ekspozitë nga fusha e artit; mbrëmjen e tretë me filmat dhe sonte është enkas për juve… Andaj ju dëshiroj çaste të këndshme”.

“Ju uroj shumë shëndet, mirësi në familjet tuaja dhe qëndrim sa më të bukur në qytetin e Vushtrrisë, në familjet tona. Ju jeni pjesë e familjeve tona. Mirë se keni ardhur dhe kaloni bukur pushimet verore. Ju faleminderit shumë”, u shpreh kreu i Vushtrrisë, Idrizi.

Në kuadër të “Ditëve të Diasporës” organizuar nga Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për katër ditë me radhë janë mbajtur një sërë aktivitetesh kulturore e sportive.

Të ngjashme