Djali i ish-yllit të Barcelonës shënon gol të çmendur (Video)

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 14:26 | Nga

Dinamo Bukuresht ka barazuar 1-1 kundër Atletic Bilbaos në shtëpi, në kuadrin e kualifikimeve për Ligën e Europës.

Një gol fantastik e ka shënuar djali i Rivaldos, Rivaldinho. Ai mori një top në mes të fushës, krijoi hapësira dhe pastaj me mjeshtëri mposhti portierin spanjoll nga 30 metra, shkruan telesport.

Gola të ngjashëm dikur shënonte babai i tij. Rivaldo është krenar me djalin e tij, por edhe i tërë Bukureshti, pasi Dinamo udhëton për në Spanjë e pamposhtur.

https://www.youtube.com/watch?v=LCcDlKs0soQ

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme