Djali me të meta psikike sulmon prindërit në Prishtinë, babai përfundon në spital

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Një person me të meta psikike ka sulmuar fizikisht dje prindërit e tij në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se babai i të njëjtit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dërguar në mbajtje.

“ Prishtinë, 07.12.2020-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme