Djali me prindër vdesin në aksident në Rahovec

Prishtinë | 02 Gus 2016 | 22:18 | Nga

Tre anëtarë të një familjeje kanë mbetur të vdekur në aksidentin e rëndë, që ndodhi të martën në mbrëmje, afër restorantit “Jaha” në Rahovec.

Të tre personat e vdekur nga aksidenti janë nga e njëjta familje nga Prizreni, prindërit dhe i biri i tyre.

Avdi Berisha nga Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e tre personave. “Njëri nga ta është fëmijë”.

Kurse, të lënduarit në veturën tjetër, janë nga Rahoveci.

Berisha tha për Express se njësitet e Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes, duke kryer të gjitha hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme