Hurmat janë ndër frutat më të pëlqyera nga njerëzit. Kjo frutë ndryshe quhet edhe si “fruta e paqes” për shkak që i ka mbijetuar bombës atomike në Nagasaki.
Origjina e hurmave është nga kontinenti aziatik dhe rriten në pemën e quajtur kaki.
Vetitë pozitive të hurmave në organizmin tonë janë si ndihmesa në tretje dhe jashtëqitje, forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin, luftojnë aneminë, lodhjen, stresin si dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Në anën tjetër ato përmbajnë sasi të lartë të ujit, sheqerit, vitaminave dhe mineraleve.