Dogana e Kosovës lehtëson tregtinë

Prishtinë | 21 Mar 2017 | 12:02 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Procedurat e ndjekura nga Dogana e Kosovës për zhdoganim të mallrave lehtësojnë tregtinë. Kjo u bë e ditur nga të gjeturat e prezantimit të raportit të Bankës Botërore për procedurat doganore të zhdoganimit të mallrave në eksport dhe import.

Banka Botërore, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë zhvilluar një studim, i cili ka matur kohën e zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore në eksport dhe në import, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha, theksoi se Dogana ka kohë që ka filluar të bëjë reforma, të cilat kanë krijuar lehtësira për bizneset.

“Ky studim është kontribut i rëndësishëm me atë çka po bëjmë ne. Pjesëmarrja në këtë studim ka bërë që ne të masim performancën dhe ky nuk është një studim i thjesht, por ka një efekt multiplikues. Sa i përket qarkullimit të mallrave eksport-import ky studim nuk ka gjetur pengesa të mëdha dhe për këtë ne jemi krenarë”, tha ai.

Berisha theksoi se misioni i tyre është që të jenë autoriteti kryesor i mbledhjes së të hyrave dhe sundimit të ligjit.

“Studimi ka treguar që Dogana zhvillon procedura me standarde evropiane. Gjetjet kryesore të këtij projekti japin një rezultat pozitiv”, tha Berisha.

Robert Struthers, përfaqësues i Bankës Botërore, tha se ky studim është një mjet unik, i cili përdoret për të matur kohën e zhdoganimit të mallrave, nga koha kur hyjnë mallrat deri tek dalja e mallit.

Sipas tij, ky studimi është organizuar duke përdorur metodologjinë e Organizatës Botërore të Doganave.

“Para se të vijmë këtu neve na u është thënë që të koncentrohemi në eksport dhe import në disa pikëkalime kufitare. I përcollëm të gjitha proceset e eksportit në katër terminale në Ferizaj, Hani Elezit, Prishtinë dhe Prizren. Nga ky proces kemi zhvilluar një pyetësor shumë specifik. Pasi zhvilluam pyetësorin është bërë një test pilot, i cili është zhvilluar për dy ditë. Gjithashtu janë bërë disa sesione takimesh të cilat janë zhvilluar me operatorët e pikave doganore, agjencitë, përfaqësuesit e Doganës”, tha ai.

“Kemi regjistruar që ka pasur 441 transaksione importi dhe 279 eksporti dhe kjo është me rëndësi që të gjitha të dhënat janë regjistruar në kompjuter dhe ne kemi kontrolluar sistemin dhe gjithçka ishte në rregull. Koha mesatare kur hyn kamioni në pikëkalimin kufitar është 6 minuta dhe kur kamioni hynë në pikën doganorë dhe del është 4 orë e 6 min. Për ato që ka pasur nevojë për ekzaminim fizik merr së paku 2 orë e 58 minuta, ndërsa nëse flasim për procesin e eksportit koha mesatare e paraqitjes së dudit në doganë e deri te pikëkalimi kufitar…”, tha ai.

Të ngjashme