Dogana e Kosovës do të hapë zyrë në Durrës

Tiranë | 18 Jan 2017 | 15:58 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dogana e Kosovës, së shpejti, do të hapë zyrë të përbashkët doganore në Portin e Durrësit. Kjo u bë e ditur pas një vizite që bënë në Durrës ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe homologu i tij shqiptar, Arben Ahmetaj.

Pika detare doganore e Durrësit, u tha se do të jetë në dispozicion të Doganës së Kosovës, me ç’rast furnizimet të cilat vijnë nga jashtë e për qëllim kanë tregun kosovar do të kenë vetëm një pikë të përbashkët me Shqipërinë të kontrollit doganor.

“Diskutuam ne aspektin teknik që duhet të kryhen në portin e Durrësit… Besoj që këtë ide mund të konkretizojmë së shpejti”, ka thënë Hoti, raporton Ekonomia Online.

Kurse, ministri i Financave i Shqipërisë, Ahmetaj, tha se procedurat pritet të kryhen deri më 15 shkurt.

“Vullneti politik nuk po mungon tashmë. Thjesht jemi duke detajuar procedurën. Siç vendosëm, me datë 15 shkurt të dy administratat, nga anën ligjore, do të jenë gati dhe do angazhohemi për punën fikse dhe një date të saktë për hapjen apo fillimin e punës për portin doganor për Kosovën”, ka thënë Ahmetaj.

Hoti

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Porti Durres Foto EO

Të ngjashme