Që nga fillimi i këtij viti, Dogana e Kosovës ka rritur numrin e zbulimeve të aktiviteteve ilegale për 47% më shumë se vitin e kaluar.
“Si rrjedhojë e kontrolleve të shtuara dhe rritjen e zbulimeve, kundërvajtje doganore te lojërat e fatit deri tani kanë arritur në 75 raste, apo 47% me shumë se tremujori i 2017 kurse kemi pasur edhe një mori aparate të konfiskuara, respektivisht 129 copë, apo 69% më shumë se në 2017. Gjithashtu janë konfiskuar edhe pajisje të tjera si shtëpiza, printer, TV apo 132 copë, pra 59% me shumë se 2017”.
“Rritja e aksioneve ka rritur edhe vlerën e mallrave të konfiskuara në 154,700.35 € si dhe të aktvendimet me gjobë për kompanitë që operojnë me baste pa licencë në 39 raste ku vlera e gjobave te shqiptuara ka arritur në 65,552.00 €”.
“Pra ulja e aktiviteteve ilegale si rezultat i punës së doganës ka ndikuar që bizneset legjitime të kësaj fushe të rrisin pagesat e taksave për 49% pra kemi të inkasuar 3,7 milion euro nga ky sektor”, thuhet në komunikatë.