Doktori i njohur kosovar, onkologu Ilir Kurtishi është pjesë e garës për deputet si kanidat i Partisë Demokratike të Kosovës.
I nominuar nga dega e PDK-së në Dragash, Kurtishi ka mbaruar studimet në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ndërsa po vazhdon studimet për doktoraturë në Universitetin e Zagrebit, në Kroaci.
Aktualisht Dr. Ilir Kurtshi është drejtues i Klinikës së Onkologjisë në Kosovë. Ai ka publikuar disa punime shkencore në revista shkencore ndërkombëtare