Don Phenom feston ditëlindjen e 29-të

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Rep-artistin Don Phenom jemi mësuar ta shohim në bashkëpunime të shumta me emra të njohur të estradës.

Që nga paraqitja e parë e tij e deri më tani, ai numëron një numër të konsiderueshëm këngësh, disa prej tyre edhe hite.

Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se po feston ditëlindjen e tij të 29-të.

Fotografia e publikuar është shkrepur nga pushimet e tij, pasi edhe shihet bregdeti prapa tij, teksa shijon pijen në dorë.

Ndryshe, Don Phenom ka sjellë një sërë bashkëpunimesh të suksesshme, ndërsa një prej realizimeve të fundit ka qenë solo, me titull “Ku je”. 

Të ngjashme