Ekonomia Online
FUNDIT

Donald Trump po shqyrton edhe 15 miliardë dollarë subvencione të reja për fermerët në SHBA

Donald Trump po shqyrton edhe 15 miliardë dollarë subvencione të reja për fermerët në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump, është duke shqyrtuar një shtesë prej 15 miliardë dollarë në subvencionet e SHBA-ve, në përpjekje për të mbrojtur fermerët nga ndikimi shkatërrues i luftës tregtare me Kinën. Kjo shkon sipër shifrës 12 milardë dollarëshe të dedikuar tashmë për fermerët për t’i ndihmuar ata nga pasojat e motit, njofton Klan Kosova. Kjo […]

Presidenti amerikan Donald Trump, është duke shqyrtuar një shtesë prej 15 miliardë dollarë në subvencionet e SHBA-ve, në përpjekje për të mbrojtur fermerët nga ndikimi shkatërrues i luftës tregtare me Kinën.

Kjo shkon sipër shifrës 12 milardë dollarëshe të dedikuar tashmë për fermerët për t’i ndihmuar ata nga pasojat e motit, njofton Klan Kosova.

Kjo do të ishte një projekt-ligj shtesë për taksapaguesit e SHBA-ve që tashmë kanë marrë parasysh koston e rritjes së tarifave në formën e kostove më të larta për produktet dhe pjesët nga Kina.

Trump zbuloi shifrën e subvencionimit në një cicërimë në Twitter.

Ai sugjeroi që qeveria të përdorë fondet për të blerë prodhime bujqësore për t’u dërguar në vende të tjera për ndihmë humanitare, ndonëse ngritja e një sistemi të tillë do të ishte jashtëzakonisht e komplikuar.

Në propozimin e tij më të fundit të buxhetit, Trump propozoi eliminimin e tre programeve të ndihmës ushqimore.

Të ngjashme