Donnarumma: Jam i qetë dhe i lumtur te Milani

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 15:15 | Nga

Gianluigi Donnarumma insiston se është i qet dhe i lumtur te Milani pavarësisht thashethemeve për largimin e tij nga kuqezinjtë.

Agjenti i 19-vjeçari, Mino Raiola, disa herë ka thënë se klienti i tij mund të largohet nga Milano dhe me lajmin e Pepe Reina ka bërë vizitat e para te Milani, kjo ka shqetësuar tifozët.

“Jam i qet dhe i lumtur, vazhdoj përpara me qetësi”, ka thënë Donnarumma për Sky.

“Jemi një grup i mirë, festimet të dielën janë provë. Morëm një rezultat që e dëshiruam dhe që na lejoi të harrojmë të enjten ndaj Arsenalit”.

“Liga e Kampionëve? Është një garë e mirë, besojmë te ajo. Kemi detyrë të besojmë dhe do të provojmë deri në fund”.

“Jam i lumtur për Andre Silvan, e ka kërkuar golin për një kohë të gjatë. Ishin tri pikë vendimtare”.

“Është një fitore që na jep vetëbesim të madh para rrugëtimit në Londër. Po shkojmë atje pa humbje”, ka shtuar Donnarumman.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme