Portieri i Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma e ka komentuar eliminimin nga Real Madridi nga e teta e finales së Ligës së Kampionëve.
Portieri italian foli për “Sky Sport” pas humbjes 1‑2 nga “Los Blancos”, përcjell “Gazeta Express”.
“Kartoni i kuq ishte vendimtar, futbolli është kështu, është bërë i varur nga episodet, sidomos në Champions League”, tha portieri italian pas ndeshjes.
“Jam krenar për shokët e mi të skuadrës, e kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe kemi pasur shumë raste, dhe nëse loja do të kishte qenë 11 kundër 11, do të ishte plotësisht ndryshe”, shtoi ai.
Më tej, Donnarumma foli edhe për përgatitjet me përfaqësuesen e Italisë.
“Tani na presin dy ndeshje vendimtare”, deklaroi portieri, duke shtuar se ekipi kombëtar do të ketë sfida kyçe në kalendarin ndërkombëtar në rrugën drejt kualifikimit në Botërorin 2026.