Donnarumma: Shpresoj që pritja ime ndaj Napolit, të mos e bëjë kampion Juventusin

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 13:09 | Nga

Xhixho Donaruma hyn në historinë e futbollit italian. Prezenca kundër Napolit ishte e 100-ta e tij në Serinë A.

Një rekord, duke qenë se ai bëhet futbollisti më i ri që arrin një shifër të tillë: 19 vjeç, 1 muaj dhe 21 ditë dhe thyen rekordin e Xhani Riverës (19 vjeç, 5 muaj, 9 ditë), që rezistonte prej 1963.

Nga debutimi në tetor 2015, kundër Sasuolos, deri përpara ndeshjes me Napolin, ka kryer 301 pritje. Për pritjen shpëtimtare ndaj Milik në shtesë, portieri kuqezi tha:

“Nuk e di nëse ishte një pritje që vlen titullin për Juven, sepse ka ende shumë kohë dhe shpresoj që Napoli ta provojë. Pas pritjes festova shumë, sepse stërvitem gjithnjë në maksimum dhe gëzohem për rritjen time. Si pritja e Didës me Ajaksin? Atë e shoh dhe rishoh shpesh dhe janë të dyja të bukura”. Ai u ndal të komentonte edhe zërat e merkatos: “Nuk më interesojnë. Unë mendoj vetëm të punoj. Për këtë mendojnë klubi dhe menaxheri im.

Reina? Portier i madh, edhe ai bëri një pritje të bukur dhe e komplimentoj. Është një nga më të fortët. Koret e tifozëve të Napolit kundër meje nuk i kuptoj, sepse unë nuk kam thënë kurrë një gjysmëfjale kundër Napolit”.

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme