Dorasi ishte në procedura të shkurorëzimit me gruan e tij, pas aktit ka njoftuar djalin e tij për kryerjen e vrasjeve

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 16:34 | Nga Nexhmie Hyseni

Në lidhje me rastin tragjik që ka ndodhur në mesditën e sotme në lagjen Dardania në Prishtinë, ka folur edhe vëllai i viktimës femër të vitit 1959. Ai nuk ka dashur të prononcohet për media, por për Ekonomia Online ka thënë se motra e tij ishte në procedurat e shkurorëzimit me të dyshuarin e vrasjeve, sipas tij këta të fundit kishin probleme martesore.

Vëllai i viktimës femër të vitit 1959 njoftoi se djali dhe reja e të dyshuarit për vrasje nuk kanë qenë duke jetuar në të njëjtën banesë me dy viktimat tjera.

Ai gjithashtu i tha EO-së se dorasi pas vrasjes që kreu në gruan dhe renë, kishte telefonuar djalin e tij duke i thënë se i ka vrarë nënën dhe gruan.

Të ngjashme