“Dorëzohen” mjekët e Ortopedisë në QKUK, i japin nënshkrimet për shërimin e 12-vjeçares

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Vahide Mehmeti së bashku me vajzën e 12 vjeçare për gjashtë muaj rresht ia kishin mësyrë Klinikës së Ortopedisë pranë QKUK-së për t’i marrë tri nënshkrime për trajtim jashtë vendit për vajzën e saj, raporton Ekonomia Online.

Në një bisedë telefonik, Vahide Mehmeti ka thënë se pas gjitha maltretime, ka arritur t’i marrë nënshkrimet e duhura për trajtim jashtë vendit.

Në një bisedë për EO, Mehmeti ka falënderuar mediat të cilat janë marrë me këtë rast.

Ajo ka thënë se me qëllim që të përmirësohet gjendja shëndetësore e Erinës ajo do t’i nënshtrohet edhe një operimi të radhës për zgjerim të shufrës në anën e konkave të lakesës skolitoike, i cili kushton 6 mijë euro dhe bëhet në Turqi.

Maltretimet e nënës me mjekët e QKUK-së

Për gjashtë muaj, nëna nga Obiliqi, Vahide Mehmeti, është endur korridoreve të Klinikës së Ortopedisë së QKUK-së. Ajo nga mjekët e kësaj klinike i kërkonte nënshkrimet përmes së cilave do të mund ta dërgonte vajzën e saj 12-vjeçare për trajtim jashtë vendit. Vogëlushja vuan nga një sëmundje e eshtrave. E gjendja shëndetësore e saj po përkeqësohej dita-ditës. Nënshkrimet mjekët e Ortopedisë refuzonin t’ia jepnin, edhe pse nuk kishin kushte e as staf mjekësor për ta futur në operim 12-vjeçaren.

E pas publikimit të shkrimit reaguan nga Klinika e Ortopedisë së QKUK-së. Në reagimin e së mërkurës nga kjo klinikë thanë se pacientja në fjalë, pra 12-vjeçarja, është një rast efektiv, i planifikuar për vizita ambulatore dhe nuk ka të bëjë me asnjë urgjencë mjekësore dhe e akuzuan familjen se nuk ua kishte dhënë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm për vajzën.

Por të enjten mjekët e Ortopedisë, si duket, ndërruan mendje. Nga një rast që nuk ka nevojë për urgjencë për trajtim, tash thanë se ky rast duhet të trajtohet me PRIORITET.

Pra pacientes në fjalë iu dhanë më në fund nënshkrimet për trajtim jashtë vendit.

“Rekomandohet për intervenim jashtë (QKUK) për zgjatje të shufrës në anën e kockave të lakeses skoliotike, me qëllim të korrigjimit të lakesës gjatë rritjes së fëmijës), sipas indikacionave nga institucioni ku është bërë ndërhyrja në Turqi. ME PRIORITET”- thuhet në letrën e raportit konzilor për trajtim jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, të lëshuar nga mjekët e Klinikës së Ortopedisë së QKUK-së.

Të ngjashme