Borussia Dortmundi ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të majtë, Ricardo Rodriguez që është pjesë e skuadrës së Milanit.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga “ESPN” që ka raportuar se Dortmundi tashmë ka kontaktuar Milanin.
Mësohet se ekipi gjerman ka bërë gati një ofertë prej 13 milionë eurosh për 27-vjeçarin, i cili ka kërkuar largimin nga Milani gjatë janarit.
Rodriguez këtë edicion ka vetëm katër paraqitje në Serie A kurse me Milanin ka kontratë deri në verën e vitit 2021, transmeton Koha Ditore. Ai te ekipi italian u transferua para dy vjetësh nga Wolfsburgu për 17 milionë euro dëmshpërblim.
Rodriguez ka edhe 67 ndeshje e tetë gola me Zvicrën.