Drejtoresha e Klinikës Infektive tregon për gjendjen e 13 të prekurve me Coronavirus dhe masat që kanë marrë

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 13:30 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nëntë pacientë të prekur me Coronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së. Ndërsa katër raste të tjera janë duke u trajtuar në shtëpi, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës infektive Lindita Ajazaj Berisha, sipas të cilës gjendja e 13 pacientëve është stabile.

“Në Klinikë Infektive për momentin janë të spitalizuar 9 pacientë të diagnostikuar me Covid-19. Gjendja e tyre është stabile janë duke u menaxhuar nga stafi i Klinikës. 4 rastet e tjera që janë diagnostifikuar në Covid-19,  janë raste që qëndrojnë në shtëpi dhe menaxhohen varësisht prej gjendjes se tyre klinike. S’do të thotë që çdo person i cili del pozitiv për Covid-19, që  ka edhe sëmundje. Është ecuri si gjendjet gripoze”, tha ajo.

Doktoresha Ajazaj-Berisha ka bërë me dije se i tërë stafi i Klinikës Infektive janë në gjendje gatishmërie.

 “Të gjithë mjekët, infermierët, higjienistët, janë në shërbim të qytetarëve. Janë marrë të gjitha masat dhe varësisht nga situata këto masa mund të ndryshojnë hap pas hapi”, tha ajo

Ajazaj Berisha tha se i gjithë stafi është duke punuar edhe jashtë orarit të punës.

“Jemi në konsultime  edhe me stafin e klinikës,  profesorët të cilët i kemi në pensione dhe sipas nevojës do angazhohet i gjithë personeli në Kosovë”, tha ajo.

Ajo tha se momentalisht kanë masa mbrojtëse të mjaftueshme por që pritet ndërkohë furnizimi shtesë.

Të ngjashme