Drejtori i policisë takon shefin e UNDP-së, flasin për thellimin e partneritetit

Prishtinë | 11 Qer 2025 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim shefin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros.

Në takim bëhet e ditur se u theksua rëndësia e thellimit të partneritetit në funksion të sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe vlerësimi të ndërsjellë. U theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të partneritetit në funksion të sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se palët u zotuan për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit reciprok në projekte me interes të përbashkët.

Të ngjashme