Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, bashkë me ekipin mbështetës profesional, të premten ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Në fokus të vizitës ishte vlerësimi teknik dhe profesional i mundësive për zgjerim të kapaciteteve të Mjekimit Intensiv, në kuadër të këtij Spitali.
Poashtu, në takimi me menaxhmentin e Spitalit, u diskutua lidhur me punën që po bëhet për projektin e Kardiologjisë Invazive dhe projektet e tjera qe po zbatohen dhe pritet të zbatohen në këtë spital, e që po i mbështetë ShSKUK.