Drejtoria e Arsimit mbledh drejtorët e shkollave të Prishtinës

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 16:10 | Nga

Në sallën e Kuvendit Komunal u mbajt mbledhja me të gjithë drejtuesit e institucioneve edukativo -arsimore, me rastin e fillimi të vitit të ri shkollor 2016/2017.

Takimi kishte karakter informues dhe bashkëpunues rreth përgatitjeve të vitit të ri shkollor.

Me këtë rast, u informuan të gjithë drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore se me sukses ka shkuar procesi i pranimit të fëmijëve në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë.

Drejtoria e Arsimit në kryeqytet ka bërë zgjidhje që mësimdhënësit të mos mbeten pa normë, përshkak të

Po ashtu u diskutuan edhe çështje të ndryshme, si informimi për fillim e procesit për mësimi tërëditor më 19 shtator edhe në tri shkolla si : SHFMU Emin Duraku, SHFMU Pjetër Bogdani si dhe SHFMU Ganimete Tërbeshi në Llukar.

Gjithashtu, në një kumtesë për media të Komunës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti theksohet se Drejtoria e Arsimit ka organizuar edhe për këtë vit shkollor transportin e nxënësve dhe mësimdhënësve për lehtësimin e mbarëvajtjes së mësimit në shkollat e viseve rurale.

takimi i arsimit drejtoria e arsimit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme