Drejtoria e Arsimit në Prishtinë kërkon që pedagogët të jenë edhe koordinatorë të cilësisë

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga Ministria e Arsimit (MAShT) që të punësojë pedagogë nëpër shkolla, të cilët do të bënin edhe punën e koordinatorit të cilësisë, dhe në këtë mënyrë të ndalen improvizimi dhe tentativa që këtë punë ta bëjnë mësimdhënësit, të cilët nuk janë të përgatitur profesionalisht për këtë rol.

“Koha Ditore” ka siguruar letrën që Komuna e Prishtinës ia ka adresuar MASHT-it, ku jepen hollësi së përse obligimet e koordinatorit të cilësisë duhet t’i marrin pedagogët, e jo mësimdhënësit e shkollave, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë që, edhe vetë drejtori i DA-së në Prishtinë, Jonuz Salihaj, ia ka konfirmuar KD-së se është kërkuar që pedagogët të jenë koordinatorë shkollash në kryeqytet.

Në një deklaratë dhënë KD-së ai ka numëruar një varg arsyesh në të cilat mbështetet kërkesa e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme